string(92) "zelensky-konfirmon-shkembimin-masiv-te-te-burgosurve-me-rusine-390-te-liruar-ne-fazen-e-pare"

Lajme

Gazeta Express

23/05/2025 16:35

Zelensky konfirmon shkëmbimin masiv të të burgosurve me Rusinë: Nga 390 të liruar në fazën e parë

Lajme

Gazeta Express

23/05/2025 16:35

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka konfirmuar se është realizuar faza e parë e një shkëmbimi të madh të të burgosurve me Rusinë, e rënë dakord gjatë bisedimeve në Stamboll.

Sipas liderit ukrainas, The Guardian raporton se gjatë ditës së sotme janë liruar nga 390 persona, prej të dy palëve, ndërsa shkëmbimet do të vazhdojnë edhe gjatë fundjavës.

“Po i sjellim njerëzit tanë në shtëpi. Faza e parë e marrëveshjes së shkëmbimit ‘1000 për 1000’ është kryer. Kjo marrëveshje u arrit gjatë takimit në Turqi dhe është shumë e rëndësishme të zbatohet plotësisht,” ka thënë ai.

Tutje Zelensky ka falënderuar të gjithë ata që kanë ndihmuar për ta bërë të mundur këtë proces.

“Faleminderit të gjithëve që ndihmojnë dhe punojnë 24/7 për të sjellë në shtëpi burrat dhe gratë ukrainas. Është shumë e rëndësishme të kthehen të gjithë ata që mbeten në robëri. Po verifikojmë çdo emër, çdo detaj për secilin person. Do të vazhdojmë përpjekjet diplomatike për ta bërë të mundur këtë process,” ka shtuar ai.