Zelensky i drejtohet Perëndimit: Ndalojani hyrjen të gjithë rusëve - Gazeta Express
string(65) "zelensky-i-drejtohet-perendimit-ndalojani-hyrjen-te-gjithe-ruseve"

Lajme

Gazeta Express

09/08/2022 8:37

Zelensky i drejtohet Perëndimit: Ndalojani hyrjen të gjithë rusëve

Lajme

Gazeta Express

09/08/2022 8:37

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskiy, u ka kërkuar vendeve perëndimore që të ndalojnë hyrjen e të gjithë qytetarëve rusë.

Në një intervistë me Washington Post, Zelensky tha se sanksionet më të rëndësishme kundër Rusisë do të ishin mbyllja e kufijve, “sepse rusët po ia marrin tokën dikujt tjetër”.

Lexo Edhe:

 Ai tha se rusët duhet “të jetojnë në botën e tyre derisa të ndryshojnë filozofinë e tyre”.

Zelensky ka përjashtuar çdo bisedë paqeje me Rusinë nëse Rusia vazhdon me referendume në zonat e pushtuara. Ai këtë e tha pasi një pjesë e rajonit Zaporizhzhia, e pushtuar nga Rusia nënshkroi një dekret të hënën që parasheh një referendum për bashkimin me Rusinë./Gazeta Express/