Zelensky i bën thirrje Orbanit të mos bllokojë anëtarësimin e Ukrainës në BE - Gazeta Express
string(76) "zelensky-i-ben-thirrje-orbanit-te-mos-bllokoje-anetaresimin-e-ukraines-ne-be"

Lajme

Gazeta Express

04/11/2025 17:53

Zelensky i bën thirrje Orbanit të mos bllokojë anëtarësimin e Ukrainës në BE

Lajme

Gazeta Express

04/11/2025 17:53

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy i bëri thirrje të martën kryeministrit hungarez Viktor Orban që të “mos pengojë” pranimin e vendit të tij në Bashkimin Evropian.

“Ne do të donim shumë që kryeministri hungarez të na mbështeste ose të paktën të mos na bllokonte”, tha ai gjatë një konference mbi zgjerimin e BE-së të organizuar nga Euronews në Bruksel.

Procesi i pranimit të Ukrainës në BE, i cili filloi shpejt dhe me vendosmëri një ditë pas pushtimit rus të Ukrainës, është bllokuar për disa muaj.

Ky proces pranimi, i gjatë dhe kompleks, kërkon unanimitetin e 27 shteteve anëtare në çdo fazë të re. Por kryeministri hungarez ka vendosur ta ngrijë de facto procesin e pranimit duke përdorur të drejtën e tij të vetos.

Orban, i cili ka marrëdhënie të ngushta me Presidentin rus Vladimir Putin, deklaron se pranimi i Ukrainës do ta “dëmtonte” BE-në. Pa dritën jeshile të kryeministrit hungarez, nuk mund të bëhet asnjë përparim.

“Nuk mendoj se kam diçka për t’i ofruar Viktor Orbanit”, tha Zelensky sot, duke përmendur këtë bllokim. “Mendoj se Viktor Orban ka diçka për t’i ofruar Ukrainës, e cila sot mbron të gjithë Evropën nga Rusia.”

Orban nuk e ka fshehur kurrë kundërshtimin e tij ndaj kësaj kandidature, duke marrë parasysh për shumë arsye se Ukraina – një vend që kufizohet me të tijin – nuk është gati të bashkohet me BE-në.