Zelensky e telefonon Edi Ramën, e njofton edhe për situatën në frontin e luftës - Gazeta Express
string(78) "zelensky-e-telefonon-edi-ramen-e-njofton-edhe-per-situaten-ne-frontin-e-luftes"

Zelensky e telefonon Edi Ramën, e njofton edhe për situatën në frontin e luftës

Lajme

Gazeta Express

22/05/2024 17:33

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, e ka telefonuar kryeministri e Shqipërisë, Edi Rama, të cilin e ka quajtur edhe një mik të madh të Ukrainës, për ta falënderuar për konfirmimin e pjesëmarrjes së Shqipërisë në Samitin e ardhshëm të Paqes.

Gjithashtu Zelensky ka thënë se e ka falënderuar Ramën për situatën në fushëbetejë, konkretisht për luftën mbrojtëse që po zhvillohet në Kharkiv.

Lexo Edhe:

“Kam biseduar me kryeministrin shqiptar Edi Rama, një mik i madh i Ukrainës, për Samitin e ardhshëm të Paqes dhe e falënderoi për konfirmimin që Shqipëria do të marrë pjesë.  E informova kryeministrin Rama edhe për situatën e fushëbetejës, konkretisht për mbrojtjen e rajonit të Kharkiv. Ne diskutuam gjithashtu bashkëpunimin tonë të vazhdueshëm në mbrojtje”, ka shkruar Zelensky./Express/