Zelensky e Musk kapen për Kosovë,, debati po zhvillohet në Twitter - Gazeta Express
string(64) "zelensky-e-musk-kapen-per-kosove-debati-po-zhvillohet-ne-twitter"

Lajme

Gazeta Express

04/10/2022 9:53

Zelensky e Musk kapen për Kosovë,, debati po zhvillohet në Twitter

Lajme

Gazeta Express

04/10/2022 9:53

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka reaguar ndaj Elon Muskit, pasi shefi i Teslas postoi një anketë në Twitter me sugjerimet e tij për t’i dhënë fund pushtimit rus.

Musk iu kërkoi 107.7 milionë ndjekësve të tij, të votojnë për idenë që përfshinte dhënien e territorit Rusisë.

Lexo Edhe:

Si përgjigje, Zelensky, postoi sondazhin e tij duke pyetur përdoruesit nëse u pëlqente më shumë personi më i pasur në botë, kur ai mbështeste Ukrainën, raporton BBC

Ukrainas të tjerë drejtuan kritika ndaj Elon Musk.

Ambasadori në largim i Ukrainës në Gjermani, Andrij Melnyk, përdori një shprehje të fortë, të cilën ai  e përshkroi si “përgjigje shumë diplomatike”.

Ndërkohë, mjeshtri rus i shahut Garry Kasparov tha: “Kjo është idiotësi morale, përsëritje e propagandës së Kremlinit, një tradhti e guximit dhe sakrificës ukrainase”.

Njeriu më i pasur në botë Elon Musk e ka përmendur rastin e pavarësisë së Kosovës kur ka folur për gashishullin dhe krahinën ukrainase të Krimesë dhe Donbasit.

Elon Musk i është përgjigjur postimit të presidentit të Ukrainës Volodymyr Zelenskyy në Twitter, në të cilin ai dukej se tallej me sugjerimin e miliarderit të teknologjisë për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë.

“Cili Elon Musk ju pëlqen më shumë? – Elon Musk që e mbështet Rusinë, apo ai që e mbështet Ukrainën”, ka shkruar Zelensky në Twitter.

Ndërkaq, Musk ka reaguar ndaj postimit të presidentit të Ukrainës, ku tha se ende e mbështet Ukrainën, por se përshkallëzimi masiv i luftës, do të shkaktojë dëm të madh në Ukrainë dhe në botë.

“Unë ende e mbështes shumë Ukrainën, por jam i bindur se përshkallëzimi masiv i luftës do t’i shkaktojë dëm të madh Ukrainës dhe ndoshta edhe botës”, ka shkruar Musk.

Shpejt iu përgjigj Mihail Podolyak, këshilltari i presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky që e kritikoi për këtë tentim duke ia bërë me dije që me këtë po rrezikon të duket se po legjitimon siç i quan pseud-referendumet.

“A je duke provuar që të legjitimosh pseudo-referendume që u kryen nën kërcënim armësh e nën kushte persekutimi, ekzekutimi masiv dhe torturë? Nismë e gabuar.”

Musk iu përgjigj duke sqaruar se e mendoi si zgjidhje një votë në mbikëqyrjen e ndonjë organizate të besueshme. Më pastaj ai sqaroi më tej se e sheh si të përshtatshme qasjen si në Kosovë.

“Jo unë po sugjeroj që të votohet nën mbikëqyrjen e OKB’së (zgjedh entitetin politik tënd më të besueshëm ose shtetin)”. Më tej ai mori edhe shembull Kosovën në këtë diskutim në Twitter.

“Ndoshta një qasje e ngjashme me Kosovën”.

Nga e si e lidhi Musk këtë çështje me Kosovën si zgjidhje të ngjashme nuk u shpjegua më tej.

Podolyak ishte i durueshëm mund të thuhet, zyrtarë të tjerë ukrainas e shanë dhe e ofenduan Musk për këto qëndrime e diskutime në Twitter rreth situatës në Ukrainë.

Musk ka shprehur dhe ndihmuar hapur Ukrainën në luftën e saj kundër Rusisë duke i dërguar dhe aktivizuar shpejt teknologjinë e tij StarLink që mundësoi internetin e ndërprerë në fushëbetejat e Ukrainës.