Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, do të takohet me Mbretin Charles gjatë vizitës së tij në Mbretërinë e Bashkuar, raporton BBC përcjell Gazeta Express.
Më herët, zëdhënësi i tij, Sergiy Nykyforov, i tha AFP: “Ne jemi në Londër.” Ai shtoi se Zelensky do të takohej me Starmer të shtunën dhe pastaj me Mbretin Charles II.
Po ashtu, presidenti ukrainas pritet të takohet edhe me një grup aleatësh evropianë të dielën. /Express