string(100) "zelensky-ben-thirrje-per-nje-shtytje-te-forte-per-te-ushtruar-presion-ndaj-rusise-qe-ti-ndale-sulmet"

Lajme

Gazeta Express

01/05/2025 14:12

Zelensky bën thirrje për një ‘shtytje të fortë’ për të ushtruar presion ndaj Rusisë që t’i ndalë sulmet

Lajme

Gazeta Express

01/05/2025 14:12

Duke reaguar ndaj sulmit në Odesa, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky përsëriti thirrjen e tij për të ushtruar më shumë presion ndaj Rusisë për t’i ndalur sulmet e vazhdueshme ndaj Ukrainës.

Duke shkruar në Telegram, ai tha se “prej më shumë se 50 ditësh, Rusia e ka injoruar propozimin amerikan për një armëpushim të plotë dhe pa kushte”.

“Kishim edhe propozimet tona – të paktën për t’i shmangur goditjet ndaj infrastrukturës civile dhe për të vendosur një heshtje të qëndrueshme në qiell, në det dhe në tokë. Rusia i është përgjigjur të gjitha këtyre me granatime dhe sulme të reja”, tha ai.

Ai shtoi:

“Prandaj, nevojitet një shtytje e fortë për diplomaci – presioni i vazhdueshëm ndaj Rusisë është thelbësor për ta detyruar atë të heshtë dhe të ulet në negociata”.

“Sa më efektive të jenë sanksionet, aq më shumë stimuj do të ketë Rusia për ta përfunduar luftën.
Sa më i fortë të jetë mbrojtja e Ukrainës dhe Forcat tona të Mbrojtjes Ajrore, aq më shumë jetë do të mund të shpëtojmë – dhe aq më shpejt do të mund të garantojmë siguri të qëndrueshme.
Faleminderit të gjithëve në botë që po ndihmojnë”.