Zelensky: Aleatët nuk do ta mbështesin Ukrainën nëse ajo zhvendos armiqësitë në Rusi - Gazeta Express
string(83) "zelensky-aleatet-nuk-do-ta-mbeshtesin-ukrainen-nese-ajo-zhvendos-armiqesite-ne-rusi"

Lajme

Gazeta Express

27/08/2023 23:57

Zelensky: Aleatët nuk do ta mbështesin Ukrainën nëse ajo zhvendos armiqësitë në Rusi

Lajme

Gazeta Express

27/08/2023 23:57

“Koalicioni që ndihmon luftën e Ukrainës kundër pushtimit të Moskës nuk do ta mbështeste Kievin nëse do të zhvendoste armiqësitë në territorin rus.”

Kështu u shpreh të dielën presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, shkruan CNN.

“Besoj se ky është një rrezik i madh, patjetër që do të mbetemi vetëm”, tha ai në një intervistë për median kombëtare, ku u pyet nëse ishte koha për një lëvizje të tillë në tokën ruse.

Zelensky tha se lufta e Ukrainës për të rimarrë territorin e saj është ndihmuar në mënyrë kritike nga marrëdhëniet e saj me aleatët.

Përparimi dhe përgjegjësia për Ukrainën në fushën e betejës “është gjithmonë dypalëshe”, theksoi Zelensky, duke shtuar se partnerët ndërkombëtarë janë pjesë e çdo fitoreje, çdo pengese në kundërsulm, çdo veprimi mbrojtës dhe çdo dobësie.

Zelensky beson se është e mundur “të shtyhet për çmilitarizimin e Rusisë” në Krime me mjete politike./abcnews.al