Zelenski: Po punojmë për një takim të ri me Moskën - Gazeta Express
string(49) "zelenski-po-punojme-per-nje-takim-te-ri-me-mosken"

Lajme

Gazeta Express

03/08/2025 14:26

Zelenski: Po punojmë për një takim të ri me Moskën

Lajme

Gazeta Express

03/08/2025 14:26

Teksa konflikti mes Ukrainës dhe Rusisë vijon të përshkallëzohet, presidenti ukrainas Volodymyr Zelenski përmes një postimi në Telegram, njoftoi se janë duke punuar për një takim të ri me Moskën në Stamboll.

“Ne diskutuam rrugën e negociatave me Sekretarin e Këshillit të Sigurisë dhe Mbrojtjes Kombëtare të Ukrainës, Rustem Umerov, dhe Shefin e Kabinetit, Andriy Yermak, në veçanti zbatimin e marrëveshjeve të arritura gjatë takimeve me palën ruse në Stamboll dhe përgatitjen e një takimi të ri”, shkroi ai.

Zelensky shton se një nga çështjet kryesore është shkëmbimi i të të burgosurve të luftës.

“Ndër çështjet kryesore është vazhdimi i shkëmbimeve të të burgosurve të luftës. Është rënë dakord për një shkëmbim prej 1,200 personash dhe puna është duke u zhvilluar për listat. Sekretari i Këshillit raportoi mbi komunikimin me përfaqësuesin rus. Ne gjithashtu po punojmë për të zhbllokuar kthimin e civilëve tanë, duke verifikuar të dhënat për secilin mbiemër”,nënvizoi Zelensky.

Yermak më pas “raportoi mbi ndërveprimet me partnerët kryesorë që mbështesin diplomacinë tonë, veçanërisht kontaktet me palën amerikane, dhe mbi përpjekjet për të kthyer fëmijët që u rrëmbyen dhe u çuan në Rusi”, shtoi ai.