Zelanda e Re ‘i jep lamtumirën’ skulpturës shqetësuese të duarve - Gazeta Express
string(62) "zelanda-e-re-i-jep-lamtumiren-skulptures-shqetesuese-te-duarve"

Zelanda e Re ‘i jep lamtumirën’ skulpturës shqetësuese të duarve

Fun

Gazeta Express

31/10/2024 10:26

Një skulpturë e diskutueshme e një dore gjigante me një fytyrë njeriu po hiqet nga maja e një galerie në Wellington të Zelandës së Re, pas pesë viteve.

Quasi, një skulpturë nga Ronnie van Hout, fillimisht u porosit nga Galeria e Arteve Christchurch në vitin 2016 dhe u zhvendos në krye të City Gallery Wellington në vitin 2019, përcjell Telegrafi.

Bëhet e ditur se skulptura u dëshmua menjëherë e diskutueshme nga disa banorë të Wellingtonit dhe u cilësua”shqetësuese” në rrjete sociale.

Andaj, Wellington mori vendim për ta larguar atë.

Quasi është planifikuar të hiqet më 1 tetor dhe do të udhëtojë në Australi, por një vend i ri për skulpturën ende nuk është bërë i ditur.