Zekiri: VMRO ta mbështesë Ligjin për mbrojtje - Gazeta Express

Ballina

Gazeta Express

06/12/2019 16:21

Zekiri: VMRO ta mbështesë Ligjin për mbrojtje

Ballina

Gazeta Express

06/12/2019 16:21

Muhamed Zekiri i LSDM-së sot u bëri thirrje deputetëve të VMRO-DPMNE-së ta mbështesin Ligjin për mbrojtje, në të cilin vendosen parimet e sigurisë kolektive.

“Është hipokrizi që VMRO-DPMNE me ditë të flasë për NATO-n, ndërsa në këtë rast të mos dëshirojë t’i mbështesë zgjidhjet ligjore që mundësojnë implementim të standardeve të NATO-s në mbrojtje dhe siguri”, tha Zekiri.

Zekiri gjithashtu përgënjeshtroi se në Kuvend kanë mbërritur më shumë ligje me procedurë të shkurtuar, duke theksuar se bëhet fjalë për ndryshime të ligjeve për harmonizim me ligjin për kundërvajtje me të cilin ulen gjobat për kundërvajtje.