Ballina

Gazeta Express

14/02/2020 15:53

Zekiri: BDI pengon Ligjin për Prokurorinë sepse funksionarë të saj do të përfundojnë në burg

Ballina

Gazeta Express

14/02/2020 15:53

Nënkryetari dhe deputeti i LSDM-së, Muhamed Zekiri, deklaroi se BDI-ja dhe VMRO-DPMNE-ja po pengojnë miratimin e Ligjit për Prokurorinë Publike për të shpëtuar disa funksionarë partiakë nga burgu.

Në një intervistë për LAJM, Zekiri tha se nuk do të ketë zgjedhje më 12 prill nëse Parlamenti nuk miraton Ligjin për Prokurorinë Publike.

Ai e la të hapur mundësinë edhe për përjashtimin e BDI-së nga Qeveria dhe formimin e një shumice të re, nëse partia e Ahmetit nuk ndërpret lojërat destruktive me VMRO-në, përcjell Express nga Lajm.

“Nëse vazhdon loja e Talat Xhaferi me VMRO-në që të shtyhet séance dhe të mos vihet në votim Ligji për Prokurorinë Publike dhe Këshillin e Prokurorëve mundësia për qeveri të re pa BDI-në ekziston dhe është në lojë. Ne e shohim se edhe sot Talat Xhaferi vazhdon me të njejtën lojë ashtu siç e bëri dje. Qëndrimi ynë është shumë i qartë, nëse nuk ka votim të këtyre ligjeve nuk mund të shkojmë në zgjedhje. BDI dhe VMRO duan të shpëtojnë qarqe të caktuara dhe ish funksionarë të tyre që janë të përzier në krim dhe ata janë më të interesuarit që Ligji për Prokurorinë Publike që të mos kalojë”, tha mes tjerash Zekiri, përcjell Gazeta Express nga Lajm.

B.Leka