Zekiqi zgjidhet më i mirë për muajin shkurt - Gazeta Express
string(43) "zekiqi-zgjidhet-me-i-mire-per-muajin-shkurt"

Zekiqi zgjidhet më i mirë për muajin shkurt

Gazeta Express

04/03/2020 14:26

Samir Zekiqi është votuar basketbollisti i muajit shkurt nga tifozët në faqen zyrtare të Federatës së Basketbollit të Kosovës në Facebook.

Basketbollisti Samir Zekiqi ishte shpallur MVP i javës së 24-të në Superligën e Kosovës në basketboll, derisa në garë ishin edhe Dardan Berisha, MVP i javës së 25-të dhe Nigel Johnson, MVP i javës së 26-të.

Lexo Edhe:

Në muajin shkurt janë zhvilluar vetëm tri xhiro (24, 25, 26), për shkak të zhvillimit të Final 8 dhe dy ndeshjeve të Kosovës.

Zekiqi ka pasur një edicion mjaft të mirë deri më tani, duke qenë ndër lojtarët kryesor të Golden Eagle Yllit dhe është pjesë e Kosovës.