Zeka: Pesë deputetë të LVV-së do të krijojnë një 'grup opozitarizmi' brenda partisë, ndër to edhe Vasfije Krasniqi - Gazeta Express
string(108) "zeka-pese-deputete-te-lvv-se-do-te-krijojne-nje-grup-opozitarizmi-brenda-vv-se-nder-to-edhe-vasfije-krasniqi"

Zeka: Pesë deputetë të LVV-së do të krijojnë një ‘grup opozitarizmi’ brenda partisë, ndër to edhe Vasfije Krasniqi

Lajme

Gazeta Express

22/07/2021 7:22

Gazetari, Milaim Zeka, ka thënë se pesë deputetë të LVV-së pritet të krijojnë një grup opozitarizmi brenda Vetëvendosjes.

Pjesë e këtij grupi sipas ish-deputetit, pritet të jetë edhe deputetja e VV-së, Vasfije Krasniqi, e cila është e mbijetuar e dhunës seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovë dhe që ka patur pakënaqësi të mëdha me VV-në dhe kryeministrin Kurti.

Lexo Edhe:

Tutje Zeka në emisionin “Politiko” tha se edhe Lista Guxo do të bëjë një lloj opozite kundër VV-së.