Zef Mazi: U ndjeva krenar që mora postin e kryenegociatorit me BE - Gazeta Express
string(64) "zef-mazi-u-ndjeva-krenar-qe-mora-postin-e-kryenegociatorit-me-be"

Shqiperi

Gazeta Express

21/07/2022 21:37

Zef Mazi: U ndjeva krenar që mora postin e kryenegociatorit me BE

Shqiperi

Gazeta Express

21/07/2022 21:37

Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut, u ulen më 19 korrik në të njëjtën tryezë me vendet anëtare, në Konferencën e parë ndërqeveritare, duke shënuar kështu nisjen e procesit të bisedimeve për anëtarësim, pas një kalvari të gjatë priteje, zvarritjesh dhe pengesash.

Pas kësaj, u mbajt edhe konferenca me Shqipërinë, e cila ka qenë në bllokun e njëjtë me Shkupin, sa i përket rrugëtimit drejt BE-së. Gjatë konferencës së parë ndërqeveritare me BE-në, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, tha se vitet e fundit kanë qenë një sagë e vërtetë, me punë, vlerësime, pritje, premtime të pambajtura dhe rinisje të mundimshme.

Por, ai tha se Evropa mundëson që Ballkani Perëndimor të jetë një vend me paqe dhe prosperitet.

I ftuar në emisionin “Log.” në ABC, Kryenegociatori i Shqipërisë me BE, Zef Mazi, foli edhe për marrjen e këtij posti të rëndësishëm që i është besuar nga qeveria shqiptare.

Ai tha se i është mirënjohës kryeministri Edi Rama, ndërsa shtoi se posti i tij është mbi politikën pasi është një detyrë kombëtare.

“Kur mora këtë post, kur Rama më propozoi këtë post, ndjeva një krenari personale. Që nga një post që kisha rikthehem aty ku e kam filluar karrierën para 43 vitesh. Është mirë që në këtë post të jesh me përgjegjësi. E mora postin dhe jam mirënjohës kryeministrit. As nuk kam qenë dhe as nuk jam anëtarë i një partie. Është pozicion i shkëputur nga politika dhe është shtetëror. Është një proces mbipartiak.” tha Mazi.

Ndër të tjera kryenegociatori i Shqipërisë në BE, Zef Mazi, e ka cilësuar çeljen e negociatave si një moment tepër të madh, madje si ngjarjen më të madhe për vendin tonë pas Luftës së Dytë Botërore.

“Është ngjarja më e madhe për vendin tonë pas luftës së dytë botërore. NATO ka të tjera. Nuk ka të lloj aperturë. Fillimi i negociatave me miratimin e 27 shteteve. Me një strukturë kaq të komunikuar, unë shoh që do ishte mirë një diskutim për të ardhmen dhe jo të shkuarën.” tha Zef Mazi.

Sipas Zef Mazit, Shqipëria mori statusin e vendit kandidat në prill të vitit 2019 ku edhe mori të drejta të plota.

“Në për Shqipërinë për negociata të hapura, kemi marrë statusin e kandidatit me të drejta të plotë në Prill të 2019. Është thënë në 2019 dhe e shkruar në raportin e Shqipërisë, që Komisoni unanimisht rekomandoi hapjen e negociatave. Duke e krahasuar këtë për hapat për anëtarësimin në NATO, kur hyri në 2009. Tani në këtë hapje të negociatave që ndodhi me 19 korrik. Pati duartrokitje.” tha Zef Mazi.

Sipas Zef Mazit, tani Shqipëria është vetëm një hap mbrapa praktikisht, si anëtare e Unionit.

“Statusi tani na bën gati anëtarë i unionit. Jemi një hap mbrapa praktikisht. Padiskutim që do të marrim pjesë në diskutime. Nëse ne ulemi tani në tryezë, duhet që i gjithë procesi të kapërcejë. Ky legjislacion është punë në proces.” theksoi Mazi.

\Gazeta Express