Sport

Gazeta Express

24/01/2020 22:56

Zëdhënësi shqiptar i FFM-së ‘protagonist’ në krah të Del Bosques

Sport

Gazeta Express

24/01/2020 22:56

Erdhi si spektator, përfundoi si protagonist! Kështu mund të përshkruhet shkurt ndodhia me Faton Zylbeharin, që “i paftuar” rezultoi të jetë përkthyes i Del Bosques, duke lehtësuar në masë të madhe komunikimin e të pranishmëve me legjendën e Spanjës.

I pranishëm në pjesën e tribunës si një prej ndjekësit e shumtë të ngjarjes së legjendjes së futbollit spanjol, Vincente Del Bosque, në fund rezultoi të bëhet protagonist i këtij eventi të organizuar nga Universiteti FON në Shkup. Zëdhënësi shqiptar i Federatës së futbollit të Maqedonisë, Faton Zylbehari rezultoi ndihmesë e madhe në realizimin e komunikimit ndërmjet publikut (mes të cilëve trajnerë, studentë, gazetarë, profesorë dhe shumë personalitete nga sfera të ndryshme) dhe një prej trajnerëve më të suksesshëm që njeh bota e futbollit, duke pasur parasysh titujt e tij kampion i Botës dhe Europës me Spanjën dhe trofetë e shumtë me Realin e Madridit.

Del Bosque qëndroi sot në Shkup në Universitetin FON duke mbajtur ligjerata në lidhje me karrierën dhe përvojat e tij në ngjarjen e organizuar në bashkëpunim të Universitetit dhe Agjencionit për Rini dhe Sport.

Gjërat nuk shkonin si duhet duke parë se përkthyesja profesionale e angazhuar shfaqte vështirësi në përshtatjes së terminologjisë sportive dhe pikërisht në momentet kur filloi të ndjehej se te të pranishmit nuk “transmetohet” ajo që thotë Del Bosque, vetë anëtari i Këshillit Drejtues të Universitetit FON, Sefer Canovski propozoi që dikush të përkthente në anglisht. Por i njoftuar nga publiku se në tribunë gjendej Faton Zylbehari, njohës i mirë i gjuhës spanjole, Canovski reagoi shpejtë duke thirur tu bashkohet në skenë edhe Zylbehari, ndryshe  zëdhënës në FFM dhe KF Shkëndija. Kjo “lëvizje” bëri që vazhdimi i konferencës të shkonte me një frymë tjetër dhe në fund të së njejtës evidente ishin reagimet e të pranishmëve në drejtim të Zylbeharit me komente lavdëruese se në një mënyrë me praninë e tij “shpëtoi” ngjarjen.

Kujtojmë që kjo ishte hera e dytë që Faton Zylbehari ishte përkthyes i Vincente Del Bosques, pasi vite më parë i njejti u kujdes për përkthimin e konferencave për shtyp të përfaqësueses spanjole para ndeshjes Maqedoni-Spanjë.

THE ROLE OF EDUCATION FOR GLOBAL PEACE AND SUSTAINABLE DEVELOPMENT