Zëdhënësi i VV’së konfirmon se s’ka takim sot me LDK’në - Gazeta Express
string(52) "zedhenesi-i-vvse-konfirmon-se-ska-takim-sot-me-ldkne"

Zëdhënësi i VV’së konfirmon se s’ka takim sot me LDK’në

Gazeta Express

15/12/2019 11:10

Pas dy takimeve radhazi, LDK dhe LVV nuk do të takohen sot. Këtë e ka konfirmuar për Express zëdhënësi i Vetëvendosjes, Arlind Manxhuka.

Edhe pse ka më shumë se dy muaj që kanë përfunduar zgjedhjet në Kosovë, dy partitë nuk kanë arritur ta gjejnë gjuhën e përbashkët për të formuar një koalicion.

Lexo Edhe:

Marrëveshja nuk është arritur as pas pothuaj dy muajve bisedimesh e harmonizimi qëndrimesh, ku  dy subjektet u pajtuan për të gjitha çështjet lidhur me programin qeverisës.