Zëdhënësi i VV'së e shpall të vonuar protestën e veteranëve, e komenton edhe intervistën e Hashim Thaçit: Ishte i butë ndaj Speciales - Gazeta Express
string(130) "zedhenesi-i-vvse-e-shpall-te-vonuar-protesten-e-veteraneve-e-komenton-edhe-intervisten-e-hashim-thacit-ishte-i-bute-ndaj-speciales"

Lajme

Gazeta Express

07/08/2025 13:42

Zëdhënësi i VV’së e shpall të vonuar protestën e veteranëve, e komenton edhe intervistën e Hashim Thaçit: Ishte i butë ndaj Speciales

Lajme

Gazeta Express

07/08/2025 13:42

Zëdhënësi i VV’së, Arlind Manxhuka, për protestën e sotme të OVL’së së UÇK’së ka thënë se është dhjetë vjet e vonuar.

“1. Protesta është dhjetë vjet e vonuar. Është dashur që në verën e vitit 2015 të kundërshtohet pushteti i atëhershëm.”

Ai ka thënë se nuk mund të ndryshohet historia e Kosovës dhe lufta çlirimtare dhe as historiku i themelimit të Gjykatës Speciale.

“3. Kosova ka nevojë për gjykata normale që dalin pas vettingut dhe për kryeprokuror të ri e jo për gjykata speciale jotransparente të cilat janë jashtë praktikave ndërkombëtare.”

Ai ka përmendur se për më pak se pesë vjet Qeveria ka paguar mbi 33 milionë euro për mbrojtjen e të akuzuarve në Hagë.

Manxhuka ka thënë se Thaçi ishte i butë me Specialen në intervistën e tij të fundit.

“5. ⁠Në intervistën e tij nga Haga para një jave, ish presidenti dhe ish kryeministri Thaçi ishte tepër i butë me Gjykatën Speciale. Protestat nuk mund ta zëvendësojnë a kompenzojnë mungesën e qëndrimit të tij.”

“6. ⁠Fatkeqësisht, në vitin e pestë që po mbahen në paraburgim ish drejtues të UÇK-së, është e qartë që partia kryesore opozitare çështjen e tyre e ka përdorur shumë më tepër kundër qeverisë Kurti sesa për lirimin e të akuzuarve”, ka thënë ai në fund.