Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Arlind Manxhuka, ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje përgjatë viteve 2011 dhe 2016 kishte pasur problem me emrat e përveçëm që ishin zgjedhur president të vedit.
Manxhuka ka shkruar se kryeministri Albin Kurti e kishte ftuar Bedri Hamzën në dy takime dhe se në asnjërin, Hamza s’ka thënë që ka probleme me emrin e Glauk Konjufcës për president.
“Si LVV në vitet 2011 dhe 2016 kemi pasur problem me emrat e përveçëm të atyre që u bënë presidentë asokohe. Dhe në vend të takimeve me neve, pushteti atëbotë na përndiqte e shtypte me polici.
Bedri Hamzën e ftoi KM Kurti dy herë në takim dhe kanë komunikim normal e të mirë. Hamza asnjëherë s’ia ka thënë Kurtit që ka naj problem me Glauk Konjufcën si personalitet, e të cilin LVV e kandidoi krejt n’fund të afatit për president në pritje të ndonjë marrëveshje me opozitën”, ka shkruar Manxhuka.