Zëdhënësi i PDK’së kritikon Kurtin, thotë se ftesa e tij ndaj ndërkombëtarëve është e turpshme - Gazeta Express
string(92) "zedhenesi-i-pdkse-kritikon-kurtin-thote-se-ftesa-e-tij-ndaj-nderkombetareve-eshte-e-turpshme"

Gazeta Express

10/08/2020 20:37

Zëdhënësi i PDK’së kritikon Kurtin, thotë se ftesa e tij ndaj ndërkombëtarëve është e turpshme

Gazeta Express

10/08/2020 20:37

Avni Bytyqi, zëdhënës i PDK-së, ka kritikuar kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, për ftesën që u bëri ambasadave të huaja që ta ndihmojnë Kosovën në përballje me pandeminë.

“E para: Ftesa për asistencë nga ambasadorët e huaj se kinse na pret një katastrofë humanitare, është e turpshme, e papërgjegjshme dhe fyerje për shtetin e Kosovës”, është shprehur Bytyqi.

Lexo Edhe:

“E dyta: Nëse realizohet ky parashikim i errët i Albin Kurtit, ish-kryeministri është bashkëfajtor për dy gabime trashanike që e kanë sjellë Kosovën në këtë gjendje”.

“Ish-kryeministri nuk duhet të kërkojë ndihmë nga ambasadat por falje para qytetarëve, për prishjen e koalicionit në mes të pandemisë dhe braktisjen e qytetarëve të Kosovës në krizën më të madhe që nga përfundimi i luftës”.