Zëdhënësi i Metës sulmon ashpër Baton Haxhiun: Qen rruge i UDB-së! - Gazeta Express
string(64) "zedhenesi-i-metes-sulmon-ashper-baton-haxhiun-qen-rruge-i-udb-se"

Zëdhënësi i Metës sulmon ashpër Baton Haxhiun: Qen rruge i UDB-së!

Gazeta Express

20/02/2020 23:57

Zëdhënësi i Presidentit Tedi Blushi ka bërë një sulm të ashpër ndaj deklaratave gazetarit Baton Haxhiu.

Zëdhënësi i Metës e ka cilësuar si një ‘qen të UDB-së’ gazetarin, pas deklarimeve të këtij të fundit në emisionin Opinion këtë mbrëmje. Zëdhënësi replikon edhe ndaj deklaratave të gazetarit Frrok Çupi në “Open”, sipas të cilit lir Meta po kërcënon Amerikën

Lexo Edhe:

Tedi Blushi: Nuk mund t’i ndalojmë qentë të lehin! Edhe kafshët kanë të drejtat e tyre! Sidomos qentë e rrugës dhe të UDB-së në këto kohë të fantazmave me shkëmbime territoresh!

Baton Haxhiu foli këtë mbrëmje në emisionin opinion në lidhje me thirrjen e Metës më 2 mars, kohë ku do të zhvillohet një tubim kundër grushtit të shtetit, ashtu siç e quan Meta sjelljen dhe ligjet e deritanishme të qeverisë Rama për kapjen e sistemit gjyqësor.

Baton Haxhiu: Para sa të flas për atë që mund të ndodh dua të interpretoj dëshirën e Presidentit të vendit. Kjo më ngjanë me situatën e vitit 2004 para se të formohej LSI, kur zoti Meta iku nga Partia Socialiste. Ky pozicionim i Presidentit është moralisht problematik dhe politikisht legjitim. Moralisht problematik se presidenti i vendit përfaqëson unitetin dhe politikisht legjitim se ai do ia krijojë një hapësirë politike vetes dhe vetmisë së tij si politikan. Për mua nënkupton që Zoti Meta i bën një lloj shantazhi opozitës e cila është larguar dhe orientimin e saj politik, flas për Bashën, e ka për një tjetër perspektivë politike dhe ndoshta të një marrëveshje të ardhme për zgjedhjet në Shqipëri. Marrëveshje për zgjedhje dhe ndoshta një koalicion të madh, ku e dimë. Në një farë mënyre dhe opozita e kryesuar nga Basha edhe Rama kanë një dëshirë që duan të largohen nga partitë e vogla. Kjo është analizë. E dyta, është një pozicionim i Metës duke provuar ta kontrolloj Gjykatën Kushtetuese përmes ngritjes së një kauze politike për një marrëveshje me Ramën. Për arsye se nëse do ta kemi në Gjykatë Kushtetuese çdo vendim i Venecias do ta vinte në pozitë të vështirë Gjykatën Kushtetuese për të shkarkuar Metën. Meta ka të drejtë të ndërtojë kauzën. Ligjërisht unë nuk e komentoj. Argumenti i fundit që desha ta them, unë mendoj se pozicionimi i Metës është politik dhe e drejta e tij që të krijojë një kauzë të re dhe të formojë parti politike dhe pajtohem me Shkullakun që më e mira të ishte të jap dorëheqjen edhe të formojë parti.