Zëdhënësi i Besës i kundërpërgjigjet Osmanit - Gazeta Express
string(44) "zedhenesi-i-beses-i-kunderpergjigjet-osmanit"

Zëdhënësi i Besës i kundërpërgjigjet Osmanit

Gazeta Express

27/02/2020 15:17

Zëdhënësi i Lëvizjes Besa, Elmedin Memishi I është kundërpërgjigjur Bujar Osmanit nga BDI-ja i çaste më parë deklaroi se shkrirja e Besës në “sojuzin”, e LSDM-së është I dëmshëm për shqiptarët.

Memishi nëpërmes facebook ka ironizuar me Osmanin nëpërmes fjalëve, “mos u prish Bujar, i ri je djalo”. Statusi i plotë i Memishit:

Lexo Edhe:

“Mos u shqetëso Bujar, mos e prish veten kaq shpejt, i ri je djalo!”, ka shkruar ai.

Kjo kundërpërgjigje vjen pasi që Osmani deklaroi: Ne sot jemi të dëshpëruar për faktin që ata sot nuk arritën unifikimin e tyre për shkak të interesave të vogla personale dhe grupore dhe vendimet e tyre edhe më tepër e defaktorizojnë interesin shqiptarë .Ky ” sojuz” i njohur ndërmjet tyre ose kjo shkrirje e Besës në LSDM është në kundërshtim me interesat shqiptare për shkak se defaktorizon peshën e votës shqiptare por para së gjithash edhe rolin e Marrëveshjes së Ohrit dhe Mekanizmit të Badenterit në mbrojtjen e interesave shqiptare” tha zëvendëskryeministri Bujar Osmani, përcjell Gazeta Express nga INA.