Një ngjarje e shëmtuar ka ndodhur në derbin e javës së 27-të në Superligën e Kosovës në futboll, mes Gjilanit dhe Ballkanit.
Nga një goditje këndi thuajse në fundin e ndeshjes, golin e barazimit e gjeti portieri, Enea Koliçi që çmendi të gjithë në stadium.
Pas golit, tifozët e Gjilanit u inkuadruan në fushë dhe sulmuan portierin e Ballkanit, Stivi Frashërin. Ai më pas me autoambulancë u dërgua në spital, shkruan Gazeta Express.
Zëdhënësi i klubit të Ballkanit, Jetullah Kuqi, ka thënë për “Kohën” se gjendja e Frashërit tani është stabile.
“Stivi është dërguar në Spital pa vetëdije, por tani vetëdija i ka ardhur dhe për momentin është stabil”, i ka thënë Kuqi.
Rezultati kur kjo ndeshje u ndërpre ishte 1:1, teksa ende nuk ka ndonjë vendim zyrtar për fatin e kësaj ndeshje. /Gazeta Express/