Zbutet dënimi ndaj FC Prishtinës - Gazeta Express
string(32) "zbutet-denimi-ndaj-fc-prishtines"

Zbutet dënimi ndaj FC Prishtinës

Sport

Gazeta Express

23/09/2022 17:20

Federata e Futbollit e Kosovës ka njoftuar për ndryshim pjesërisht të vendimit nga Komisioni Disiplinor ndaj FC Prishtinës.

Komisioni Disiplinor kishte dënuar klubin kryeqytetas me dy ndeshje jashtë fushës së vetë dhe pa shikues, si dhe me gjobë prej 1200 eurosh, pas incidenteve që kishin ndodhur në ndeshjen Prishtina – Ballkani, e zhvilluar më 4 shtator, në stadiumin “Fadil Vokrri” – shkruan Gazeta Express.

Lexo Edhe:

FFK ka njoftuar këtë të premte se pas rishqyrtimit të lëndës, vendimi i shkallës së parë është ndryshuar pjesërisht.

Me vendimin e ri, FC Prishtina është e dënuar me vetëm një ndeshje jashtë fushës së vetë dhe pa shikues. Kësisoj, Prishtina ndeshjen e radhës do ta zhvillojë në stadiumin “Fadil Vokrri” dhe me prani të shikuesve. Masa tjetër e dënimit me gjobë prej 1200 eruro mbetet në fuqi.

Njoftimi i plotë:

“Komisioni për Ankesa – shkalla e dytë, në përbërje Sitki Baftiu kryetar, Bekim Behrami dhe Remzi Azemi anëtarë, në mbledhjen e mbajtur me datë 23.09.2022 shqyrtoi ankesën e FC “Prishtina” me nr Reference 1148/1 atë 13.09.2022 e cila i është kthyer Komisionit për Ankesa – shkalla e dytë nga Komiteti Ekzekutiv për rishqyrtim. Komisiomi për Ankesa fillimisht vërtetoj  vendimin e Komisiomit Disiplinor – shkalla e parë datë 09.09.2022, me të cilin FC “Prishtina” , dënohet me dy ndeshje zyrtare të radhës jashtë fushës së vetë pa shikues (jashtë Prishtinës) dhe me gjobë 1200 euro, për shkak të incidentit në ndeshjen e xhiros së pestë të Albi Mall Superligës , Prishtina – Ballkani, zhvilluar me 04.09.2022 në stadiumin “Fadil Vokrri“ në Prishtinë. Në rishqyrtimin  e lëndës vendimi i Komisionit për Ankesa ndryshohet pjesërisht.

VENDIM

Komisioni për Ankesa – shkalla e dytë në mbledhjen e mbajtur më datë 23.09.2022 pas shqyrtimit të të gjitha shkresave, argumenteve dhe provave shtesë të ofruara ndryshoj pjesërisht vendimin e datë 13.09.2022 , me ç’rast duke u thirrur në nenin 119 pika  C të Rregullores Disiplinore ndaj FC “Prishtina”, merret masë lehtësuese zhvillimin e  vetëm një ndeshje pa shikues dhe jashtë Prishtinës. Bazuar në këtë vendim FC “Prishtina“ ndeshjen e radhës do ta zhvillojë në stadiumin “Fadil Vokrri” dhe me prani të shikuesve. Masa tjetër e dënimit me gjobë prej 1200 eruro mbetet në fuqi.

ARSYETIM

Komisioni për Ankesa – shkalla e dytë, pas shyrtimit të ankesës dhe provave mori këtë vendim bazuar në nenin 119 pika C të Rregullores Disiplinore. Komisioni për Ankesa ka shqyrtuar përsëri në detaje ankesën e FC “Prishtina”, të datës 16.09.2022 e cila  ju është drejtuar Komitetit Ekzekutiv të FFK-së, i cili  riktheu lëndën në rishqyrtim te Komisioni për Ankesa – shkalla e dytë, lidhur me incidentin e shkaktuar në ndeshjen kampionale të xhiros së pestë ndërmjet Prishtinës dhe Ballkanit, zhvilluar në stadiumin “Fadil Vokrri“ në Prishtinë me datë 04.09.2022. Komisioni për Ankesa ka marr parasysh peshën e përgjegjësisë të pranuar nga FC “Prishtina“ , si dhe zotimin për angazhim se rastet e tilla të parandalohen. FC “Prishtina” rikthehet në fushën e saj dhe me publikë që nga ndeshja e radhës dhe bashkë me obligimin për t’i respektuar me përpikëri rregullat e organizimit të mirëfillt të ndeshjes. Komisioni për Ankesa i shkallës së dytë, duke u bazuar në neni: 53, paragrafi 1, pika B ku thuhet ”në rast të hedhjes së mjeteve piroteknike, gjesendeve të forta, përleshjes së publikut në mes vete, hyrjes në fushë të publikut, prishjes së permimetrit të sigurisë (pa pasoja në zyrtar dhe pjesëmarrës në lojë) mund t’i shqiptohet dënim me të holla, dënim të fushës, dënim të publikut për përcjellje të ndeshjes (ndeshje pa prezencë të spektatorëve)” vërteton edhe një herë masën e dënimit (gjobë) me të holla 1200 euro nga ana e Komisionit Disiplinor – shkalla e pare e cila mbetet në fuqi”. /Gazeta Express/