Zbulon tradhtinë e bashkëshortes falë papagajve, zogjtë thirren për të dëshmuar - Gazeta Express
string(78) "zbulon-tradhtine-e-bashkeshortes-fale-papagajve-zogjte-thirren-per-te-deshmuar"

Zbulon tradhtinë e bashkëshortes falë papagajve, zogjtë thirren për të dëshmuar

Fun

Gazeta Express

03/04/2024 22:18

Një burrë në Turqi zbuloi se bashkëshortja po e tradhtonte me ndihmën e papagajve të tij, sipas “Il Messaggero”.

Siç dihet, e veçanta e këtyre kafshëve është se përsërisin shumë prej frazave që thuhen dhe për këtë arsye dy bashkëshortët kanë përfunduar në gjykatë.

Lexo Edhe:

Dy papagajtë u thirrën gjithashtu si dëshmitarë. Rasti u bë viral në rrjetet sociale.

Kur burri u kthye në shtëpi dëgjoi papagajtë e tij të përsërisin frazën: “Burri im nuk është këtu, hajde”.

Kështu ai e kuptoi menjëherë se bashkeshortja po përfitonte nga orët në të cilat ai nuk ishte në shtëpi për të paralajmëruar të dashurin e saj.

Falë “ndërhyrjes” së kafshëve ai më pas i kërkoi asaj divorcin.

Avokati i tij, Ted Buckland, konfirmoi praninë në gjykatë të dy zogjve, të thirrur për të dëshmuar në emër të burrit, në një postim në X.