Zbulohet vendi se ku e fshehu Hitleri arin? - Gazeta Express
string(42) "zbulohet-vendi-se-ku-e-fshehu-hitleri-arin"

Gazeta Express

27/05/2020 23:09

Zbulohet vendi se ku e fshehu Hitleri arin?

Gazeta Express

27/05/2020 23:09

Bëhet fjalë për 28 ton flori, për të cilat mendohet se po fshihen në territorin e kalasë Hochberg në Wroclaw, në Poloni.

 Thuhet se sendet e vlefshme të polakëve të pasur, të cilët u desh të dorëzonin në njësitë SS të Hitlerit për shkak të përparimit të Armatës së Kuqe në 1945, gjithashtu mund të jenë fshehur atje.

Lexo Edhe:

Ekspertët besojnë se ata e kanë gjetur informacionin rreth vendit të fshehjes së sendeve të çmuara duke studiuar ditarin e një oficeri të SS. Ditari u shkrua nga Egon Olenhauer, të cilin Hitleri urdhëroi të fshihte thesarin nazist, transmeton portal arbresh.info

Besohet se oficeri i Rajhut të Tretë fshehu 260 kamionë me sende të ndryshme me vlerë. Ditari i tij flet për 11 vende ku mund të jetë fshehur thesari.

Nëse supozimet e studiuesve janë të vërteta, sendet e vlefshme me vlerë rreth 1.3 miliardë euro mund të jenë fshehur në Poloni. Megjithatë, shkencëtarët nuk kanë marrë ende leje për të gërmuar vendin e fshehjes, gjë që e bën planifikimin të vështirë, shkruan “Daily Mail”.

Përfaqësuesit e fondit pretendojnë se ata kanë marrë tashmë miratimin paraprak për zbatimin e punimeve nga pronari i kështjellës.

Ditari i Egon Olenhauer u bë i famshëm në vitin 2018. Sipas studiuesve, kur Ushtria e Kuqe filloi ofensivën, Hitleri besohet se urdhëroi që kamionët plot me sende të çmuara të fshiheshin në Silesia.

Theksohet se, veç të tjerash, bëhet fjalë për gati 30 tonë ar dhe vepra arti nga Caravaggio, Botticelli dhe Raphael. Dorëshkrimi mbahet në një prej organizatave fetare gjermane, i cili konsiderohet një shtëpizë masonike.