Zbulohet sasi e madhe e armatimit në një shtëpi në Zveçan, Sveçla: Përdorej për grupet kriminale serbe - Gazeta Express
string(100) "zbulohet-sasi-e-madhe-e-armatimit-ne-nje-shtepi-ne-zvecan-svecla-perdorej-per-grupet-kriminale-serbe"

Lajme

Gazeta Express

05/09/2023 12:37

Zbulohet sasi e madhe e armatimit në një shtëpi në Zveçan, Sveçla: Përdorej për grupet kriminale serbe

Lajme

Gazeta Express

05/09/2023 12:37

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka njoftuar se në një shtëpi në Zveçan, është gjetur një sasi e madhe e armatimit, duke përfshirë armë automatike, fishekë, granata dore dhe eksploziv.

Sipas Sveçlës, kjo shtëpi është përdorur për grumbullim dhe shpërndarje të armatimit për grupet kriminale serbe, raporton Expres.

Përveç institucioneve të sigurisë, Sveçla ka thënë se në vendngjarje kanë qenë të pranishëm edhe përfaqësues të KFOR’it.

“Veriu hap pas hapi po shkon drejt normalitetit. Rendi dhe ligji nuk do të cënohet në asnjë cep të Republikës”, ka shkruar Sveçla.