Policia amerikane zbuloi një sasi të madhe fentanili dhe droge sintetike të fshehura në një dorë sekrete në çerdhen e Nju-Jorkut, ku disa ditë më parë një djalë i mitur humbi jetën pasi ra në kontakt me opioidet.
Departamenti i Policisë së Nju-Jorkut shfaqi fotot e operacionit ku mund të shihen sasi të mëdha narkotikësh sintetikë të futura në qese plastike.
Ditën e premte, një 1-vjeçar vdiq nga një mbidozë droge në çerdhe, e cila ishte fshehur nën dyshekun ku vogëlushi Nicholas Dominici po flinte. Tre fëmijë të tjerë u shtruan në spital pasi gjithashtu u ekspozuan ndaj lëndës narkotike të fuqishme.
Pronari i çerdhes, Grei Mendez dhe punonjësi i saj, Carlisto Acevedo Brito, po përballen me akuza federale për posedim të lëndëve narkotike me qëllim të shpërndarjen dhe vrasje.
Në një organizim të veçantë, Fondacioni “UBT Jim Xhema” ka ndarë bursa për studentët më të dalluar të UBT-së. Ky...