Zbulohet renditja e Kosovare Asllanit në garën për 'Topin e Artë', bëri shqiponjën në Paris - Gazeta Express
string(88) "zbulohet-renditja-e-kosovare-asllanit-ne-garen-per-topin-e-arte-beri-shqiponjen-ne-paris"

Gazeta Express

02/12/2019 23:50

Zbulohet renditja e Kosovare Asllanit në garën për ‘Topin e Artë’, bëri shqiponjën në Paris

Gazeta Express

02/12/2019 23:50

Në gala-mbrëmjen e mbajtur sonte në Paris nga ‘France Football’, sonte është shpallur fituesi i ‘Topit të Artë’.

Sulmuesi i Barcelonës Lionel Messi është shpallur fitues duke lënë pas vetes Virgil van Dijk dhe Cristiano Ronaldon.

Lexo Edhe:

Përveç ‘Topit të Artë’, sonte u shpall edhe fituesja e ‘Topit të Artë’ për femra, çmim i cili i takoi Megan Rapinoes, futbollistes amerikane.

Për këtë çmim ishte e nominuar edhe futbollistja nga Kosova, Kosovare Asllani, e cila luan për Real Madridin në konkurrencën e femrave.

Asllani u rreshtua në vendin e 16-të nga 20 kandidatet e nominuara për këtë çmim.

Si gjithnjë, edhe sonte, Asllani nuk e harroi prejardhjen e saj.

Në tapetin e kuq, Asllani pozoi me shqiponjën dy-krenare.