Zbulohet pronari i numrit të telefonit prej nga u kërcënua për bombë në Prishtinë - Gazeta Express
string(81) "zbulohet-pronari-i-numrit-te-telefonit-prej-nga-u-kercenua-per-bombe-ne-prishtine"

Lajme

Gazeta Express

24/12/2021 10:08

Zbulohet pronari i numrit të telefonit prej nga u kërcënua për bombë në Prishtinë

Lajme

Gazeta Express

24/12/2021 10:08

Gjatë së enjtes, pati dyshime për bombë te Stacioni i Autobusëve në Prishtinë.

Sipas policisë, njoftimi për eksploziv erdhi përmes një telefonate anonime në të cilën u tha se një person kishte vendosur mjet shpërthyes në stacion.

Pas evakuuimit të zonës nga organet e rendit, rezultoi që ishte alarm i rrejshëm.

Klan Kosova merr vesh nga burime brenda organeve të sigurisë në Kosovë, se pronari i numrit të telefonit prej nga u bë kërcënimi me bombë është Zoran Kovacevic, rreth moshës 57-58 vjeçar, serb nga Bujanoci.

I njëjti në vitin 2011 kishte kërcënuar në formë të njëjtë zëvendës prokurorin për krime lufte të Serbisë Bruno Vekariq.

Ai më 3 mars të po të njëjtit vit kishte telefonuar policinë e Beogradit duke thënë: “Unë do ta vras Bruno Vekariq” dhe e kishe mbyllur telefonin.

Policia serbe e kishte arrestuar asokohe Kovacevicin, ndërsa në gjykatë ai ishte arsyetuar se telefonatën e ka bërë duke qenë i irrituar kur kishte mësuar nga mediat se dyshohej që Zyra e Prokurorit kishte tërhequr urdhërarrestin për gjeneralin serb Slobodan Divljak.

Advertisement
Advertisement
Advertisement