Nuk dihet nëse Apple do të ndërtojë satelitët e saj po do të përdorë satelitët ekzistues që janë në orbitë. Interesi i Apple është tek transportimi i të dhënave direkt në pajisjet e saj duke eliminuar varësinë tek operatorët celularë.
Një ekip sekret në zyrat qendrore të Apple po punon për një teknologji të re wireless e cila mund të transmetojë të dhëna dhe konektivitet interneti raportoi Bloomberg ditën e Premte.
Prodhuesi i iPhone ka punësuar dhjetëra inxhinierë nga industria e aeronautikës, satelitëve dhe dizajnit të antenave me qëllimin për të zhvilluar një teknologji që transmeton të dhëna nga satelitët tek pajisjet e kompanisë.
Nuk dihet nëse Apple do të ndërtojë satelitët e saj apo do të përdorë satelitët ekzistues që janë në orbitë. Interesi i Apple është tek transportimi i të dhënave direkt në pajisjet e saj duke eliminuar varësinë tek operatorët celularë.
Teknologjia do të ndihmonte kompanitë ti anashkalonte ato dhe të përmirësonte më tutje teknologjinë e gjurmimit. Kujtojmë se në këtë industri po investojnë fuqishëm kompanitë si SpaceX e manjatit Elon Musk dhe Amazon i Jeff Bezos.
Projekti i Amazon do të shohë hedhjen në orbitë të 3,236 satelitëve të rinj që do të ofrojnë akses global në internet. Ndërsa kompania e Musk, SpaceX, ka hedhur dy satelitët e parë në orbitë të rrjetit Starlink i cili do të përbëhet nga 800 satelitë në total.
Në 2015-ën tentativa e Facebook për të ndërtuar një rrjet të tillë dështoi dhe synonte të ofronte akses në internet në zonat ku mungonte ai fiks si Afrikë dhe Azi.
Çdo shtëpi është një hapësirë që duhet të jetë komode dhe e organizuar, për të lehtësuar jetën tonë të...