Zbulohet “pilula digjitale” që mat ritmin e zemrës - Gazeta Express
string(48) "zbulohet-pilula-digjitale-qe-mat-ritmin-e-zemres"

Zbulohet “pilula digjitale” që mat ritmin e zemrës

Shneta tjera

Gazeta Express

08/12/2023 20:29

Zbulohet “pilula digjitale” që mat ritmin e zemrës dhe frymëmarrjen nga brenda stomakut.

Ajo mund të zbulojë shenjat paralajmëruese të problemeve me gjumin, ankthin kardiak, e madje edhe mbidozën.

Pilula monitoruese është një kapsulë plastike bio-kompatible, afërsisht sa madhësia e një multivitamine të madhe, mbushur me sensorë të vegjël, një mikroprocesor, një antenë radio dhe bateri.

Sipas shkencëtarëve, kjo kapsulë ka potencial të rëndësishëm për të transformuar mënyrën se si ne jemi duke monitoruar, diagnostikuar, dhe potencialisht duke trajtuar sëmundjet.

Kompania digjitale e shëndetësisë, Selero Sistem, shpresojnë ta përdorin pilulën në të ardhmen si një lloj sistemi alarmi të brendshëm për mbidozat e lidhura me drogën.