Zbulohet periudha kur do ta marrë vendimin final për të ardhmen e tij, Leo Messi - Gazeta Express
string(79) "zbulohet-periudha-kur-do-ta-marre-vendimin-final-per-te-ardhmen-e-tij-leo-messi"

Zbulohet periudha kur do ta marrë vendimin final për të ardhmen e tij, Leo Messi

Futboll

Gazeta Express

05/10/2022 11:46

Lionel Messi do të vendosë për të ardhmen e tij pas Kupës së Botës.

Në ditët e fundit po spekulohet për një rikthim të mundshëm të sulmuesit argjentinas në Barcelonë në fund të këtij sezoni.

Lexo Edhe:

E në ndërkohë, Paris Saint-Germaini po mundohet ta bindë atë që ta vazhdojë kontratën pas dy vjetësh qëndrimi në “Parkun e Princave”, shkruan “Gazeta Express”.

Sipas mediave ndërkombëtare, 35 vjeçari është i fokusuar 100 për qind tek sezoni aktual me PSG-në dhe mbi të gjitha mendjen e ka tek Kampionati Botëror, i cili do të nisë në muajin nëntor dhe do të zgjasë deri pak para festave të fundvitit.

E më pas, shtatë herë fituesi i Topit të Artë do ta marrë vendimin final rreth së ardhmes së tij.

Qëndrimi në Paris për të duket më pak i mundshëm, ndërsa shtohen zërat për një rikthim të tij eventual në “Camp Nou”.

E në ndërkohë, në opsion janë edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, atje ku e duan klubet e ligës MLS, mbi të gjitha Inter Miami i David Beckhamit. /Gazeta Express/