Një tjetër kandidat është bërë i njohur nga grupi i Alibeajt për zgjedhjet lokale. Bëhet fjalë për Bilbil Bajraktarin, i cili ka shpallur kandidaturën e tij për bashkinë Kamëz.
Bajraktari do të jetë kandidati që do të garojë përballë kryetarit aktual, Rakip Suli i Partisë Socialiste.
Rikujtojmë së Bajraktari është kandidati i dytë zyrtar që zbulohet nga grupi i Alibeajt për garën elektorale të 14 majit për pushtetin lokal, pas atij të Mallakastrës Agron Kapllanaj./Gazeta Express