Zbulohet një laborator droge në Tiranë, në pranga 61 vjeçari - Gazeta Express
string(59) "zbulohet-nje-laborator-droge-ne-tirane-ne-pranga-61-vjecari"

Shqiperi

Gazeta Express

19/08/2025 15:26

Zbulohet një laborator droge në Tiranë, në pranga 61 vjeçari

Shqiperi

Gazeta Express

19/08/2025 15:26

Një banesë e kthyer në një bazë për përpunimin e drogës është zbuluar nga Antidroga e Tiranës në Yzberisht.

Në pranga është vënë pronari i shtëpisë, 61-vjeçari Shkëlqim Krrashi, i cili sipas policisë siguronte sasi të mëdha kanabisi dhe kokaine që i shiste tek klientë të ndryshëm.

Gjatë kontrollit në këtë banesë, agjentët e Antidrogës kanë gjetur dhe sekuestruar rreth 17 kilogramë kanabis në formën e çokollatës dhe 22.5 litra vaj kanabisi, të dyja me vlerë totale rreth 500 000 euro. Gjithashtu është sekuestruar një sasi kokaine, 1 pistoletë dhe 1 armë gjahu.

Shkëlqim Krrashi prej disa muajsh ishte në përgjim dhe në vëzhgimin e policisë, pasi agjentët kishin të dhëna për aktivitetin kriminal.

61-vjeçari me origjinë nga Bulqiza, sipas burimeve, kanabisin dhe vajin e tij e siguronte në Maqedoninë e Veriut. Kokainën ai e shiste në doza të vogla, ndërsa hashashin dhe vajin e tregtonte me shumicë.