Zbulohet një Ilaçi i ri që pritet t’i japë zgjidhje kancerit të avancuar të trurit - Gazeta Express
string(81) "zbulohet-nje-ilaci-i-ri-qe-pritet-ti-jape-zgjidhje-kancerit-te-avancuar-te-trurit"

Zbulohet një Ilaçi i ri që pritet t’i japë zgjidhje kancerit të avancuar të trurit

Shneta tjera

Gazeta Express

13/04/2021 0:43

Dy njerëz me kancer të avancuar të trurit i janë përgjigjur pozitivisht një kombinimi eksperimental të medikamenteve kimio terapeutike e imunoterapisë dhe rezultati ishte se tumori kërcënues për jetën u zhduk.

Sipas një artikullit të publikuar nga The Guardian, mjekët në Institutin e Kërkimit të Kancerit dhe spitalit Royal Marsden në Londër thanë se ky ishte një studim shumë i hershëm, por surprizuese ishte përgjigja e menjëhershme tek pacientët. Dhjetë pacientë u regjistruan në provën e fazës, e quajtur Ice-Cap.

Lexo Edhe:

Ata ishin diagnostikuar me ‘glio blas toma’ të avancuar, një tumor në tru i ngjashëm me atë që djalit të presidentit Joe Biden i mori jetën. Hamish Mykura, 59 vjeç u diagnostikua me ‘glio blas toma’ në gusht 2018 dhe u referua në Royal Marsden për trajtim, i cili përfshinte kimioterapi dhe radioterapi, si dhe operacion në spitalin e St George.

Në gusht të 2019 kur trajtimi ndaloi së funksionuari, kanceri filloi të rritej, ai u bashkua me provës Ice-Cap dhe njëzet muaj më vonë, Hamish nuk ka më kancer.

Studiuesit besojnë se gjetjet do të hapin dyert për zhvillimin e mëtejshëm të asaj që mund të bëhet një mundësi trajtimi për disa pacientë me kancer agresiv të ‘glio blas tomës’ së trurit.