Zbulohet në Greqi mozaiku 2400-vjeçar - Gazeta Express
string(37) "zbulohet-ne-greqi-mozaiku-2400-vjecar"

Zbulohet në Greqi mozaiku 2400-vjeçar

Fun

Gazeta Express

08/08/2024 15:49

Një gjetje befasuese arkeologjike ka ndodhur gjatë punimeve ndërtimore në Greqi. Bëhet fjalë për një mozaik dyshemeje që daton 2400 vjet më parë dhe që përshkruan dy satirë, figura mashkullore me karakteristika kafshësh, të angazhuar në një valle.

Kjo vepër u gjet në gjendje të shkëlqyer në Eretria, një qytet antik në ishullin Eubea. Studiuesit e datojnë ndërtesën që strehonte mozaikun në mesin e shekullit të IV para Krishtit, bazuar në ngjashmëritë me “Shtëpinë e Mozaikëve” aty pranë. Dy figurat e përfaqësuara janë satirë, krijesa mitologjike të lidhura me perëndinë Dionisus, simbol i pjellorisë dhe kënaqësisë.

Lexo Edhe:

 

Njëri nga dy satirët është paraqitur duke luajtur një flaut të dyfishtë, ndërsa tjetri, më i vjetër, kërcen në ritmin e muzikës. Mozaiku, përveçse një vepër arti me vlerë të konsiderueshme, ofron edhe informacione të rëndësishme për jetën e përditshme të grekëve të lashtë. Dhoma në të cilën u gjet, me një dysheme të ngritur nga tre anët, ndoshta përdorej për bankete dhe ahengje, siç sugjerohet nga skena e paraqitur.