Zbulohet modeli i firmës amerikane për shpërnguljen e palestinezëve të Gazës në Somali, plan i mbështetur nga biznesmenë izraelitë - Gazeta Express
string(129) "zbulohet-modeli-i-firmes-amerikane-per-shpernguljen-e-palestinezeve-te-gazes-ne-somali-plan-i-mbeshtetur-nga-biznesmene-izraelite"

Lajme

Gazeta Express

07/08/2025 15:59

Zbulohet modeli i firmës amerikane për shpërnguljen e palestinezëve të Gazës në Somali, plan i mbështetur nga biznesmenë izraelitë

Lajme

Gazeta Express

07/08/2025 15:59

Burime të Financial Times kanë treguar se një kompani amerikane e konsulencës, e njohur si Boston Consulting Group (BCG) ka zhvilluar një model për transferimin e palestinezëve nga Gaza në Somali dhe Somaliland.

The Times of Israel, raporton se ky model është krijuar për një grup biznesmenësh izraelitë që po planifikonin rindërtimin e Gazës pas luftës me Hamasin.

Sipas një studimi, rreth 25% e banorëve të Gazës mund të dëshironin të largoheshin nga territori, dhe shumica nuk do të donin të ktheheshin më. Ndërsa, një person i njohur me çështjen ka thënë për FT, se vendet e përfshira në model nuk janë zgjodhur për shkak të diskutimeve specifike, por për të kuptuar çështjet ekonomike që lidhen me opsionet që presidenti Donald Trump kishte propozuar.

BCG është një kompani që gjithashtu ka ndihmuar në krijimin e Fondacionit Humanitar për Gazën, mbështetur nga SHBA dhe Izraeli, që menaxhon vendet e shpërndarjes së ndihmave në enklavë.

Kujtojmë se në fillim të këtij viti, Trump propozoi transferimin e palestinezëve në vende të treta gjatë rindërtimit të Gazës, që ai e përshkroi si “Riviera e Lindjes së Mesme.” E megjithëse nuk është bërë përparim i dukshëm në këto plane, ato kanë marrë mbështetje nga disa ministra izraelitë dhe janë dënuar ashpër nga bota arabe dhe vendet perëndimore.