Zbulohet: Miliarderët më të pasur dhe më të rinj të Inteligjencës Artificiale që po pasurohen nga ky bum teknologjik - Gazeta Express
string(115) "zbulohet-miliarderet-me-te-pasur-dhe-me-te-rinj-te-inteligjences-artificiale-qe-po-pasurohen-nga-ky-bum-teknologjik"

AutoTech

Gazeta Express

05/08/2025 22:49

Zbulohet: Miliarderët më të pasur dhe më të rinj të Inteligjencës Artificiale që po pasurohen nga ky bum teknologjik

AutoTech

Gazeta Express

05/08/2025 22:49

Nga ndihma për t’u përgjigjur në email-e deri te përkthimi i dokumenteve ligjore, inteligjenca artificiale (IA) tashmë është pjesë e pothuajse çdo aspekti të jetës.

Ndërkohë, organizata si Microsoft, Apple dhe Shërbimi Shëndetësor Kombëtar i Britanisë (NHS) kanë investuar shuma të mëdha në softuerët më të fundit të inteligjencës.

Dhe për disa nga njerëzit që qëndrojnë pas këtij bumi të IA-së, ka pasur fitime të jashtëzakonshme.

Sipas listës “Real Time Billionaires” të Forbes, në krye të miliarderëve të rinj të IA-së renditet Jensen Huang, CEO i kompanisë së prodhimit të çipeve Nvidia, me një pasuri marramendëse prej 113 miliardë dollarësh (151 miliardë paund).

Z. Huang i bashkohet emrave të mëdhenj të teknologjisë si Mark Zuckerberg i Metas dhe Elon Musk, të cilët gjithashtu kanë investuar fuqishëm në IA kohët e fundit.

Por nuk janë vetëm drejtuesit e kompanive të mëdha të vendosura që janë pasuruar jashtëzakonisht nga IA-ja.

Në moshën vetëm 26 vjeçare, Alexandr Wang është bërë miliarderi më i ri që e ka bërë pasurinë vetë, me një pasuri prej 2.7 miliardë dollarësh (3.6 miliardë paund) falë kompanisë së tij Scale AI.

Këtu janë miliarderët më të pasur dhe më të rinj të IA-së që po pasurohen nga bumi teknologjike:

Jensen Huang – 113 miliardë dollarë (151 miliardë paund)

Mosha: 62

Kompania: Nvidia

Jensen Huang është bashkëthemelues dhe CEO i Nvidia, prodhuesi më i madh në botë i çipeve të fuqishme që përdoren në IA. I njohur për xhupin e tij prej lëkure dhe paraqitjet me stil të “rockstar-it”, Huang ka udhëhequr Nvidia-n drejt vlerës së 4 trilionë dollarëve në korrik 2025.

Fillimisht e specializuar për karta grafike për lojëra, Nvidia u bë thelbësore për IA-në për shkak të kapacitetit të çipeve për të përpunuar llogaritje komplekse. Huang zotëron 3% të Nvidia-s, me vlera që janë rritur 300% vetëm gjatë vitit të fundit.

Alexandr Wang – 2.7 miliardë dollarë (3.6 miliardë paund)

Mosha: 28

Kompania: Scale AI

Në vitin 2016, në moshën 19-vjeçare, Wang braktisi MIT-in për të themeluar Scale AI – kompani që ndihmon firmat të përdorin të dhënat për aplikime në IA. Sot, kompania ka mbi 300 klientë, përfshirë Google, Meta dhe General Motors. Ai zotëron 14% të Scale AI, që në 2024 u vlerësua në 14 miliardë dollarë.

Sam Altman – 1.4 miliardë dollarë (1.9 miliardë paund)

Mosha: 40

Kompania: OpenAI (ChatGPT)

Altman është një nga figurat më të njohura në IA si CEO i OpenAI. Pasuria e tij nuk vjen nga OpenAI (nuk zotëron aksione në kompani), por nga investimet në Stripe, Reddit dhe Helion, kompani që punon në fuzionin bërthamor. Ai nisi karrierën duke shitur kompaninë Loopt për 42 milionë dollarë.

Phil Shawe – 1.3 miliardë dollarë (1.8 miliardë paund)

Mosha: 55

Kompania: TransPerfect

Phil Shawe është bashkëthemelues dhe CEO i TransPerfect, kompania më e madhe në botë për përkthime dhe lokalizim, që përdor IA për përkthime ligjore, shëndetësore dhe për industrinë e filmit/lojërave. Shawe zotëron 99% të kompanisë, e cila gjeneroi 1.3 miliardë dollarë në të ardhura gjatë 2024.

Dario Amodei – 901 milionë paund (1.2 miliardë dollarë)

Mosha: 42

Kompania: Anthropic

Ish-zv.president i OpenAI, Dario Amodei themeloi Anthropic në 2021 me motrën e tij Daniela. Ai ka kontribuar në zhvillimin e mësimit përforcues – teknika që u mëson AI-ve të mësojnë nga përgjigjet e njerëzve. Në mars 2025, Anthropic u vlerësua në 61.5 miliardë dollarë, duke e bërë Amodein miliarder.

Liang Wenfeng – 751 milionë paund (1 miliard dollarë)

Mosha: 40

Kompania: DeepSeek

Pak i njohur në Perëndim, Wenfeng u bë i famshëm pas prezantimit të DeepSeek-R1, model gjuhësor që tejkaloi ChatGPT në disa metrika, me vetëm 5% të kostos për operim. DeepSeek shkaktoi rënien me 17% të aksioneve të Nvidia-s në një ditë, duke fshirë 600 miliardë dollarë nga vlera e tregut.

Wenfeng nuk vjen nga fusha e inxhinierisë kompjuterike, por nga financa, si themelues i fondit High-Flyer.

Yao Runhao – 977 milionë paund (1.3 miliardë dollarë)

Mosha: 37

Kompania: Paper Games

Yao themeloi kompaninë Paper Games në 2013 dhe tani është CEO. Kompania është shumë e njohur në Kinë për simulatorin e takimeve romantike “Love and Deepspace”, ku përdoret IA për të krijuar personazhe virtuale që “flirtojnë” me përdoruesit përmes telefonatave.

Rreth 6 milionë persona e luajnë lojën çdo muaj, kryesisht gra në Kinë. Kompania punëson rreth 2,000 persona dhe fokusohet vetëm në tregun kinez.

Në një kohë kur inteligjenca artificiale po ndryshon mënyrën si punojmë, komunikojmë dhe jetojmë, këta individë jo vetëm që janë bërë simbol i këtij transformimi – por edhe miliarderë të një epoke të re teknologjike. /GazetaExpress/