‘Zbulohet’ lista prej pesë trajnerëve e bërë nga Liverpooli, me presionin në rritje ndaj Slotit - Gazeta Express
string(92) "zbulohet-lista-prej-pese-trajnereve-e-bere-nga-liverpooli-me-presionin-ne-rritje-ndaj-slotit"

Futboll

Gazeta Express

24/11/2025 16:00

‘Zbulohet’ lista prej pesë trajnerëve e bërë nga Liverpooli, me presionin në rritje ndaj Slotit

Futboll

Gazeta Express

24/11/2025 16:00

Një listë trajnerësh të admiruar nga Liverpooli ka dalë në sipërfaqe, ndërsa presioni vazhdon të rritet mbi Arne Slot pas edhe një humbjeje tjetër ‘dëmtuese’.

Të shtunën, Liverpooli u mposht 3-0 në shtëpi nga Nottingham Forest dhe tani ka vetëm një fitore në shtatë ndeshjet e fundit në Premierligë.

Kampioni i Premierligës ka rënë në vendin e 11-të në tabelë dhe është 11 pikë prapa liderit, Arsenalit pas kësaj forme të dobët.

Slot mori përgjegjësinë për humbjen e fundit, e cila shton më shumë presion mbi holandezin pasi mbi 400 milionë funte u shpenzuan për afrime të reja gjatë verës.

Slot ka ende kontratë deri në vitin 2027 dhe do të kishte të drejtë për një kompensim të konsiderueshëm nëse Liverpooli vendos të shkarkojë atë.

Sipas basteve, ish-trajneri Jurgen Klopp është bërë favorit për të zëvendësuar Slot nëse drejtuesit e klubit vendosin të marrin një vendim të tillë.

Nuk ka asnjë sinjal që Liverpooli ka një listë të përzgjedhur trajnerësh për ta zëvendësuar Slot, i cili ende kuptohet se ka mbështetjen e klubit. Por përpara se ta emëronin atë si zëvendësuesin e Klopp në vitin 2024, ata kishin konsideruar edhe një numër trajnerësh të tjerë.

Më herët këtë muaj, Lewis Steele nga “Daily Mail” zhvilloi një sesion pyetje-përgjigje dhe u pyet se cilët do të ishin kandidatët më të mundshëm për të zëvendësuar Slot. Edhe pse theksoi se Liverpool ende ka besim tek Slot, ai iu përgjigj pyetjes si një “eksperiment argëtues”.

Gazetari zbuloi se, përveç tij dhe Ruben Amorim kur Klopp njoftoi largimin, pesë trajnerë të tjerë kishin admirim nga “Reds”.

Liverpool pëlqeu punën e Sebastian Hoeness nga Stuttgart pasi i çoi ata në vendin e dytë në Bundesligë në sezonin 2023/24, ndërsa trajneri i Gironës, Michel, tërhoqi vëmendjen pas kualifikimit historik të ekipit katalanas në Ligën e Kampionëve për herë të parë.

Ata shikuan gjithashtu Roberto De Zerbi, i cili ishte në krye të Brighton por u largua drejt Marseille atë verë, si dhe Ernesto Valverde – ish-trajnerin e Barcelonës që është në mandatin e tij të dytë te Athletic Club.

Trajneri me përvojë Luciano Spalletti u vlerësua gjithashtu. Italiani së fundmi është rikthyer në stol duke marrë drejtimin e Juventus pas shkarkimit të Igor Tudor muajin e kaluar.

Megjithatë, kjo ka ndodhur pak kohë më parë dhe edhe pse klubi është në krizë, Fabrizio Romano ka dhënë një përditësim për situatën.

Sipas italianit, Liverpool “nuk është në bisedime” me asnjë trajner tjetër, por bordi dëshiron të “shohë rezultate ndryshe dhe paraqitje të ndryshme”, pasi “presin shumë më tepër” nga Slot dhe ekipi i tij.

Liverpool shpreson të rikthehet të mërkurën kur të luajë në Ligën e Kampionëve kundër PSV në “Anfield”./GazetaExpress/