Është zbuluar sot lista e kandidatëve për çmimin “Yachine Trophy”, i cili e shpërblen portierin më të mirë të vitit 2025.
10 portierët më të mirë në botë të momentit janë përfshirë në këtë listë, ndërsa do ta kërkojnë çmimin e më të mirit në ceremoninë e Topit të Artë për sivjet, shkruan “Gazeta Express”.
Në mesin e kandidatëve për portierin e vitit janë: Alisson Becker, Yassine Bounou, Lucas Chevalier, Thibaut Courtois, Gianluigi Donnarumma, Emiliano Martinez, Jan Oblak, David Raya, Matz Sels dhe Yann Sommer.
Në bazë të paraqitjeve dhe në bazë të rëndësisë, italiani Donnarumma shihet si favorit për ta fituar këtë çmim pasi në disa raste ishte vendimtar me pritjet e tij për Paris Saint-Germainin, i cili u shpall kampion i Evropës. /Gazeta Express