Zbulohet lista e kandidatëve për çmimin “Kopa Trophy” - Gazeta Express
string(51) "zbulohet-lista-e-kandidateve-per-cmimin-kopa-trophy"

Futboll

Gazeta Express

07/08/2025 13:54

Zbulohet lista e kandidatëve për çmimin “Kopa Trophy”

Futboll

Gazeta Express

07/08/2025 13:54

Është zbuluar sot lista e kandidatëve për çmimin “Kopa Trophy”, i cili e shpërblen futbollistin më të mirë të vitit që i përket moshës nën 21 vjeç.

Vitin e kaluar këtë çmim me plot meritë e kishte fituar Lamine Yamal i Barcelonës, shkruan “Gazeta Express”.

E super-talenti spanjoll është favorit për ta fituar edhe në këtë edicion këtë trofe, që do ta bënte atë lojtarin e parë që e fiton dy herë rresht çmimin “Kopa Trophy”.

Në mesin e 10 kandidatëve për këtë trofe janë edhe Ayyoub Bouaddi, Pau Cubarti, Desire Doue, Estevao, Dean Huijsen, Myles Lewis-Skelly, Rodrigo Mora, Joao Neves dhe Kenan Yildiz.

Kurse, tek femrat kandidate janë: Michelle Agyemang, Linda Caicedo, Wieke Kaptein, Vicky Lopez e Claudia Martinez Ovando. /Gazeta Express