Zbulohet laborator droge në Shkodër, 8 të arrestuar, mes tyre 5 punonjës të OSHEE - Gazeta Express
string(79) "zbulohet-laborator-droge-ne-shkoder-8-te-arrestuar-mes-tyre-5-punonjes-te-oshee"

Zbulohet laborator droge në Shkodër, 8 të arrestuar, mes tyre 5 punonjës të OSHEE

Shqiperi

Gazeta Express

15/01/2022 12:08

Tetë persona kanë rënë në prangat e policisë së Shkodrës mes tyre pesë punonjës të OSSHE-së, pasi është zbuluar një laborator droge në njësinë Bërdicë në një shtëpi.

Në kuadër të operacionit të Koduar “Bërdica” është shpallur në kërkim edhe pronari i banesës sëbashku me një tjetër bashkëpuntor.

Lexo Edhe:

Të arrestuarit janë shtetasit E. M., 38 vjeç, T. B., 27 vjeç, I. S., 20 vjeç, banues në Shkodër dhe u shpallën në kërkim A. H. dhe E. N. Gjithashtu u ndaluan edhe 5 punonjës të OSHEE-së, shtetasit, Pavlin Çarri, 58 vjeç, shef teknik, Agron Hoxha, 61 vjeç, elektricist, Hektor Lami, 45 vjeç, elektricist, Bledar Ahmeti, 43 vjeç, lexues i OSHEE-së dhe Ramir Haderi 35 vjeç, koordinatori i zonës së shpërndarjes pranë OSHEE.

Nga veprimet e para hetimore rezultoi se shtetasi A. H., pronari i banesës, në bashkëpunim me shtetasit E. N. dhe E. M., kishin përshtatur banesën për kultivim të bimëve narkotike me anë të llambave. Shtetasit e arrestuar T. B., I. S. dhe E. M., në momentin që është zhvilluar operacioni ndodheshin në ambientet e banesës që ishte përshtatur për kultivimin e bimëve narkotike.

Ndërkohë sipas policisë nga kontrolli i magazinave dhe banesave u sekuestruan 1200 fidanë narkotikë të kultivuar në vazo, 730 bimë të dyshuara cannabis sativa, 64 llamba elektrike, 64 impiante kondicionerësh për pastrim ajri, 40 stabilizatorë elektrik, një armë zjarri, fishekë luftarakë, një automjet dhe 4 celularë.