Zbulohet kryetari i partisë ‘Nisma Thurje’, dhe qarku ku do të kandidojë Rudina Hajdari - Gazeta Express
string(84) "zbulohet-kryetari-i-partise-nisma-thurje-dhe-qarku-ku-do-te-kandidoje-rudina-hajdari"

Shqiperi

Gazeta Express

30/11/2020 17:57

Zbulohet kryetari i partisë ‘Nisma Thurje’, dhe qarku ku do të kandidojë Rudina Hajdari

Shqiperi

Gazeta Express

30/11/2020 17:57

“Nisma Turje” partia më e re, para pak ditësh bëri publik planin e saj me të cilin synon parlamentin në zgjedhjet e 25 prillit të vitit të ardhshëm, por deri më tani aktivistët e saj ende nuk e kishin zbuluar se kush ishte kryetari i tyre.

Por ditën e sotme në një intervistë për Report TV, Endri Shabani, një nga themeluesit e kësaj lëvizje, ka deklaruar se anëtarët e tjerë kanë zgjedhur atë për të qenë përfaqësuesi i tyre, pra Endri Shabani do të jetë kryetari i partisë “Nisma Thurje”.

I pyetur nëse deputetja Rudina Hajdari do të jetë nënkryetare e partisë, Shabani e mohoi, ndërkohë që tregoi se Hajdari do të kandidojë për deputete në qarkun e Shkodrës.

“”Për shkak të formalizmit grupi nismëtar më ka zgjedhur mua si kryetar. Hajdari do të jetë kryesuese e fushatës në Shkodër dhe do të jetë kandidate atje. Ligji kërkon që të kemi 180 kandidatë dhe jemi duke i mbledhur kandidatët sepse nuk i kemi ende”, tha Shabani.

Lexo Edhe: