Zbulohet konkurrentja e dytë e “Big Brother Albania VIP” - Gazeta Express
string(54) "zbulohet-konkurrentja-e-dyte-e-big-brother-albania-vip"

Rozë

Gazeta Express

15/09/2021 14:10

Zbulohet konkurrentja e dytë e “Big Brother Albania VIP”

Rozë

Gazeta Express

15/09/2021 14:10

Edhe pak javë na ndajnë nga fillimi i “Big Brother Albania VIP”, pas ndërprerjes 4-vjeçare të programit. Ashtu sikurse u paralajmërua më herët nga moderatorja Arbana Osmani, në faqen zyrtare të “Big Brother VIP”, do zbulohen pak nga pak edhe konkurrentët.

Faqja zyrtare, ka postuar pak minuta më parë videon e radhës, ku shfaqet një vajzë e veshur mjaft elegante. Ajo është me kurriz dhe nuk i vihet re fytyra.

Lexo Edhe:

Megjithatë, në media rozë përflitet se mund të jetë këngëtarja, Semi Jaupaj.

Semi ka marrë pjesë në spektaklin “Star Academy”, në “Top Fest” dhe “Festivalin e RTSH-së”. Në vitin 2014-të ka qenë finaliste në “The Voice of Albania”.

Pak ditë më parë, u postua po ashtu një video e konkurrentes së parë, që i bëri të gjithë të dyshonin se e përzgjedhura ishte këngëtarja Sheila Haxhiraj.

Megjithatë nuk ka pasur ende asnjë konfirmim zyrtar nga “Big Brother Albania”.