Zbulohet ilaçi efektiv për migrenën - Gazeta Express
string(35) "zbulohet-ilaci-efektiv-per-migrenen"

Gazeta Express

12/03/2020 11:53

Zbulohet ilaçi efektiv për migrenën

Gazeta Express

12/03/2020 11:53

Mijëra pacientë pjesë të eksperimenteve të Shërbimit Kombëtar Shëndetësor në Amerikë, mund të përfitojnë nga trajtimi më i ri i krijuar në 20 vitet e fundit për migrenën.

Një kurë, e cila mund të injektohet vet në shtëpi mund t’iu shërbej 10.000 personave, të cilët vuajnë nga migrena kronike dhe janë pjesë e eksperimenteve të herë pas hershme të Shërbimit Shëndetësor.

Lexo Edhe:

Ky ilaç, i cili është emërtuar me emrin Fremanezumab, është zhvilluar nga shkencëtaret britanikë. Ai do t’u jepet personave, të cilët i kishin provuar 3 ilaçet e mëparshme të zhvilluar nga po të njëjtit shkencëtarë, dhe nëse rezulton efektiv, do të lëshohet në treg për të gjithë personat, që vuajnë nga migrena kronike.

Ky trajtim konsiderohet si i pari pas krijimit të Triptanit në vitin 1997, i cili ka shërbyer për të lehtësuar simptomat, por jo edhe shkakun e sëmundjes.

Migrena kronike është një sëmundje, e cila  vetëm në Britaninë e Madhe i prekë 8 milion persona, shumica prej të cilëve janë gra. Kjo sëmundje përfshin simptoma si: lodhje, vjellje dhe dhimbje të vazhdueshme të kokës. Në bazë të statistikave, migrena i afekton më shumë njerëz sesa diabeti, astma apo epilepsia. Mirëpo, pasi që deri tani nuk ka ekzistuar një trajtim efektiv, dhe pacientët janë trajtuar vetëm me antidepresantë dhe analgjetikë për dhimbje, këta shkencëtarë kanë krijuar një trajtim të ri.

Fremanezumab-i i takon barnave, të cilat e afektojnë proteinën e ashtuquajtur CGRP, e cila është përgjegjëse për shkaktimin e dhimbjes dhe vjelljes tek këta pacientë. Kjo proteinë i bllokon arteriet e gjakut të lidhura me mbaresat nervore, duke shkaktuar kështu ënjtjen e tyre.

Kura e re, e cila do t’u injektohet pacientëve çdo muaj, përmban një antitrup, i cili do të ndaloj procesin e bllokimit të arterieve dhe ënjtjen e mbaresave nervore, të cilat e shkaktojnë dhimbjen e kokës.

Shkencëtarët janë shprehur shumë optimistë në efektin e kësaj kure, dhe shpresojnë që nëse funksionon, kjo kurë do të lëshohet në treg dhe do të jetë shpresë për të gjithë pacientët me migrenë. /Express