Quornelius Radford, një rreshter 28-vjeçar dhe specialist i logjistikës së automatizuar që shërben në Brigadën e dytë luftarake të stacionuar në Fort Stewart- Xhorxhia, është personi që ka plagosur sot pesë ushtarë të tjerë.
Autoritetet në një konferencë të jashtëzakonshme për shtyp njoftuan se ushtarët e plagosur janë jashtë rrezikut dhe tre prej tyre i janë nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale dhe pritet të shërohen plotësisht.
Sipas të dhënave zyrtare, Radford nuk është vendosur kurrë në një mision luftarak. Hetuesit dyshojnë se ai përdori një pistoletë personale, jo një armë zyrtare ushtarake. Hetuesit dyshojnë se sulmuesi përdori një pistoletë personale, jo një armë zyrtare ushtarake.
Sulmuesi u mbajt nga ushtarë të tjerë në vend. Ai është aktualisht në paraburgim dhe po merret në pyetje nga Departamenti i Hetimit Kriminal të Ushtrisë Amerikane. Motivi i sulmit nuk dihet ende, raporton KosovaPress.
Baza ushtarake, duke përfshirë aeroportet ushtarake Wright dhe Evans aty pranë, është rihapur pasi qëndroi në izolim për disa orë, pasi autoritetet thanë se nuk ka më kërcënim për komunitetin.
Një shoferi i kamionit, Ron Peavey ishte në Fort Stewart kur ndodhi të shtënat. Sipas NBC News, ai po përfundonte një shpërndarje rutinë kur oficerët e policisë civile dhe ushtarake kaluan me vrap pranë tij.
“Pata atë ndjesi të çuditshme në stomak, si 11 shtatori. Mendova se ishte luftë,” tha ai.
Kujtojmë, kjo është hera e dytë këtë vit që ushtria amerikane goditet nga të shtëna brenda radhëve të saj.