Zbulohet identiteti/ Dejanço Lazarevski i vrarë në Bolivi - Gazeta Express
string(56) "zbulohet-identiteti-dejanco-lazarevski-i-vrare-ne-bolivi"

Maqedoni

Gazeta Express

15/08/2025 13:15

Zbulohet identiteti/ Dejanço Lazarevski i vrarë në Bolivi

Maqedoni

Gazeta Express

15/08/2025 13:15

Në Santa Cruz, Bolivi, para disa ditësh u vranë brutalisht tre persona nga rajoni, në një likuidim që lidhet me tregtinë e paligjshme të drogës. Mediat lokale sot njoftuan se është konfirmuar identiteti i të vrarëve – Dejanço Lazarevski (43), i njohur si “Maqedonci”, me origjinë nga Strumica, Miljan Gjekić (38) nga Nishi, Serbia, si dhe Vanja Milošević, gjithashtu shtetas serb.

Portali lokal “Red Uno” publikoi fotografi që pretendohet se janë të dy prej viktimave – serbit Gjekić dhe Lazarevskit.

Policia boliviane informoi se trupat e të vrarëve janë gjetur në kuzhinën e një shtëpie me qira, të mbështjellë me qese plastike të zeza. Banorët përpara kësaj kishin raportuar tinguj shqetësues dhe muzikë të lartë që vinte nga shtëpia.

“Janë gjetur tre trupa, të mbështjellë me qese plastike të zeza, të cilët me shumë gjasë ishin përgatitur për transport në një vend tjetër,” tha një burim nga hetimet.

Policia dyshon se plani i vrasësve ishte të zhduknin trupat, por nuk ia dolën sepse u penguan nga ndërhyrja policore.

Sipas “Red Uno”, deri tani për rastin janë arrestuar katër të dyshuar.