Zbulohet i ftuari i parë i Franco Fodës te Kosova për përballjen me Sllovakinë - Gazeta Express
string(78) "zbulohet-i-ftuari-i-pare-i-franco-fodes-te-kosova-per-perballjen-me-sllovakine"

Sport

Gazeta Express

17/03/2026 15:56

Zbulohet i ftuari i parë i Franco Fodës te Kosova për përballjen me Sllovakinë

Sport

Gazeta Express

17/03/2026 15:56

Selektori i Kombëtares së Kosovës, Franco Foda pritet ta zbulojë të premten listën e futbollistëve të ftuar për ndeshen historike me Sllovakinë.

Dardanët do të luajnë fillimisht në gjysmëfinale të “play-off”-it të Botërorit 2026, me shpresën që do të shkojnë në finale dhe më pas të kualifikohen në turneun më të madh të futbollit botëror, shkruan “Gazeta Express”.

E trajneri gjerman ka nisur t’i ftojë futbollistët dhe i pari që e ka marrë ftesën është Baton Zabërgja.

Në fakt, kjo është ftesa e parë që është bërë publike dhe këtë e bëri klubi i tij ukrainas, Metalist 1925.

Më 26 mars, Kosova do të luajë ndaj Sllovakisë në Bratisllavë, derisa nëse kalon tutje, në finale do të përballet me fituesin e dueli tjetër gjysmëfinal, Turqi – Rumani. /Gazeta Express

Advertisement
Advertisement
Advertisement