Zbulohet gënjeshtra e Putinit: Videoja e vajzës së tij duke marrë vaksinën anti-Covid, është realizuar para disa muajsh - Gazeta Express

Lajme

Gazeta Express

12/08/2020 13:36

Zbulohet gënjeshtra e Putinit: Videoja e vajzës së tij duke marrë vaksinën anti-Covid, është realizuar para disa muajsh

Lajme

Gazeta Express

12/08/2020 13:36

Qendra Kombëtare e Kërkimit Gamaleya e Rusisë në partneritet me Ministrinë e Mbrojtjes Ruse ka regjistruar váksinën e parë COVID në botë.

Ndërsa bëri njoftimin sot, Presidenti rus Vladimir Putin tha: “Këtë mëngjes, për herë të parë në botë, u regjistrua një váksinë kundër koronavirusit të ri”.

“Rusia ka zhvilluar váksinën e parë të koronavirusit. Vajza e Putinit merr váksinën e parë COVID-19”, thuhet në titullin e një postimi të tillë.

Megjithatë pretendimi është i rremë. Videoja nuk tregon vajzën e Putinit. Një kërkim i “Reverse Image” bëri që dilte hapur se video në Youtube, i përket datës 26 qershor 2020.

Prandaj, nuk tregon që vajza e Putinit të váksinohej. Në të vërtetë në video është një vullnetare e quajtur Natalia.